Hapja e dosjeve: Infiltrimi i UDB-së përmes Idriz Zeqirajt në Sigurimin e Shqipërisë |
Publikuar më 18 shkurt, 2018 në orën 12:19 ( ) |
Isa Mulaj | Të ndryshme | |
|
|
Idriz Zeqiraj është nga fshati Studenicë, komuna e Istogut, përndryshe axha i Kosovë Zeqirajt. Kosova ishte shofer i Fadil Feratit dhe është vrarë në Banjë të Pejës më 10.12.2001 për shkak se ishte udbash i rrezikshëm dhe vrasës. Më 27 janar 2001 Kosova me grupin e tij kishte vrarë në Gjakovë njërin prej ushtarëve më të dalluar të UÇK-së, Mahir Lajçin. Më pas Kosova kishte plagosur një ushtar tjetër nga Shaptej. Vëllai i Kosovës, një tullac, është shofer i Haki Rugovës. Vëllai tjetër i Kosovës, Hakiu, është hajn i votave për UDB-në e cila në rajonin e Pejës më së shumti është e përqendruar në LDK-në e Istogut.
Idriz Zeqiraj Aktivistët e LDK-së në Istog, sidomos ata të cilët tradicionalisht kanë qenë lojalë dhe të zellshëm ndaj pushtetit të UDB-së, sot kanë thuajse imunitet absolut ndaj ligjit. Asnjë aktivist ose pushtetar i LDK-së me prapavi të UDB-së, pavarësisht krimeve që i bëjnë, kurrë nuk i prekë ligji, sepse pararoje e tyre janë disa prokurorë në Pejë dhe hetues të policisë. Po që se doni, ua siguroj edhe emrat e prokurorëve dhe hetuesve të policisë. Sa për ilustrim apo referencë në fakte, vetëm po ua sqaroj arsyen pse Haki Rugova është nën hetime nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, e jo në Pejë. A e dini pse? Sepse Prokuroria e Pejës nuk e ka për obligim ta hetoj, e Gjykatat e Pejës as ta dënojnë, dikë që është nga LDK, e aq më pak nëse ka “background” të UDB-së. Me Haki Rugovën është bërë tepër. Ka marrë vesh e tërë Kosova dhe diaspora. Duke mos dashur ta prishë miqësinë me Hakiu por duke u gjetur në pozitë të palakmueshme, Prokuoria e Pejës ia kalon lëndën Gjakovës, sepse nuk ka ku të shkoj më me mbrojen e krimeve të Hakiut por t’i marrë përsipër edhe vetë si kryes. Edhe qyrrani e harbuti më i keq i LDK-së nuk llogaritë se ka Prokurori dhe Gykata në Pejë sa herë krimet i bëjnë në emër të partisë politike. Në anën tjetër, edhe qyrrani më i keq i LDK-së e aktivizon Prokurorinë dhe hetuesinë e policisë së Pejës kur të dojë si me sustë. Kam studiuar format e reagimit të njësive speciale të ndryshme nëpër botë, të cilat ju as që keni dëgjuar ndonjëherë për to dhe u duhet të kërkoni menjëherë se çka janë, si për shembull, Leibstandarte, Fallschirmjäger, Einsatzgruppen, Omon, Osnaz, Specnaz, por tek asnjë nuk gjendet ndonjë formë e reagimit si e “strukturës” së Pejës sa herë është në pyetje përkujdesi i tyre ndaj UDB-ashëve të LDK-së. Për këtë më shumë herave tjerave, ndërkaq në këtë artikull po kthehemi pak në histori me një rast UDB-ashi, atë të Idriz Zeqirajt.
Idrizi jeton në Gjermani. Në vitin 1974-5 “iku” në Shqipëri, kishte filluar të studionte, dhe ku UDB bie në kontakt me të. Në vitin 1978-9, një grup i studentëve nga Kosova shkon për vizitë në Shqipëri. Në mesin e atij grupi ishted edhe Kumrije Rugova, ish-dashnorja e tij, motra e Rrustem Rugovës, tani gruaja e Sabri Hamitit i cili është baxhanak me Sherif Balën ose ish-kryeshefin e UDB-së për Pejën. Kumria merr porosi të caktuara nga Sherifi për Idrizin, si dhe një makinë shkrimi të cilën ia dërgon Idrizit. Sigurimi i Shqipërisë i merr vesh të gjitha këto lëvizje dhe fillon survejimin e Idrizit. Fillon Idrizi të shkruaj letra të ndryshme në adresa të individëve dhe të bëjë propagandë se shteti shqiptar nuk po angazhohet për çështjen e Kosovës. Sigurimi i shtetit shqiptar e thërret në bisedë informative. Sigurimi ia tërheq vërejtjen se e di porosinë nga UDB e Pejës, si dhe porositë nga Kumrija. I thonë Idrizit se po të kishe qenë ti i vendosur për ta vazhduar veprimtarinë, do të qëndroje në Kosovë si shokët tuaj, si Kadri Osmani me shokë të cilët edhe ishin arrestuar në Kosovë, e me të cilët Idrizi kishte bashkëvepruar para se të arratisej. Sigurimi i thotë Idrizit: “Ti je shkolluar këtu, ke kryer fakultet dhe je duke punuar, e për Kosovën nga këtu nuk ke si të ndihmosh, por këtë punë nga këtu e bënë shteti shqiptar, e ti shiko punën tënde dhe ke kujdes se do ta pësosh!” Idrizi nuk bindet edhe vazhdon duke krijuar një grup gjoja për Kosovën. Sigurimit shqiptar nuk i mbeti tjetër pos ta dënoj dhe burgosë si bashkëpunëtor të UDB-së dhe agjent jugosllav. Ai duket se ka mbajtur 8 vite burg. Kështu e sqaron punën e tij Shaban Braha, nëpunës i Sigurimit Shqiptar, i cili ishte i angazhuar në grupin pran Komitetit Qendror të PPSh-së për Kosovë të krijuar më 1970, i cili kishte për detyrë të organizoj dhe mbikëqyrë tërë veprimtarinë lidhur me Kosovën si në Shqipëri, Kosovë, dhe diasporë. Ky grup për punën e vetë rreth Kosovës i ka raportuar drejtpërdrejtë Enver Hoxhës.
Burimi: NSSMWP*
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 35 vizitorë |
Lexuar:
965 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Duam Përgjegjësi |
E mart, 23 mars 2021 - 21:08 Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le... |
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ... |
E diel, 21 mars 2021 - 15:45 40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit
Poliklinika 3L, hist... |
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q... |
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04 JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA... |
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE... |
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01 Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda!
Profesorin e nderuar, pata fatin që t... |
më shumë nga - Të ndryshme » |
|
|
|
|
|