Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
LAMTUMIRË VËLLA I DASHUR DR. SAFET IDRIZI!
Publikuar më 02 nntor, 2020 në orën 08:22 ( ) Prof. Hazir Mehmeti | Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Lajmi i ndarjes prej nesh i kushëririt Dr.Safet Idrizit dridhi shpirtra gjithandej vendit. Ringjalli tek ne madhështinë e veprës së tij që nga fëmijëria gjerë në ditën e sotme kur iku nga kjo jetë. Qysh si fëmijë me inteligjencën e tij ndrite fushën e fshatit tonë të varfër ku ai dilte të luante me kalamajtë moshatarë. Të gjithë flitnin për te: E ke provuar se si llogaritë aq saktë edhe pse ka vetëm katër vjet, -pyeteshim mes veti. Nuk ishte e rrallë kur mësuesi sheshi e merrte në klasë si shembull para nxënësve edhe pse ai ishte disa vjet më i ri. Shtatshkurtër me sy të zinj dhe të kthjelltë, i tërhequr por shpirt vullkan brenda gatuar në dashuri e respekt ndaj të gjithëve. Kjo dashuri u brumos në urtësi dhe vendosmëri në rrugën e dijes, rrugën e forcës, për të ndihmuar njeriun dhe atdheun. I dinte Doktori vuajtjet dhe nevojat e kombit, i njihte dhembjet damarëve të tij shekujve.
Çdo vit i jetës së tij sillte për fshatin tonë gëzim e shpresë.
Ishte sfidë e madhe të ishe bir i një fshatari në malësinë e varfër të Drenisë. Ai e kaloi me vendosmërinë e tij, bukë misri dhe librin bashkë shtigjeve të panjohura të dijes. Filloi të flitej për dhjetat e studentit të shkëlqyeshëm të mjekësisë.
- Profesori ynë para auditorit përplot absolventë pas provimit të tij me brucoshët e filloi: “Sot jam i disponuar shumë, i ngazëllyer aq sa më duket se po fluturoj, dhe vazhdoi me përshkrimin e studentit që e kishte lumturuar. Ai ishte pikërisht Dr. Safeti ynë i cili hapte rrugë drejtë shkencës dhe afirmimit të tij. Krenaria e asaj ligjërate nuk do më largohet kurrë dhe do ia përcjell edhe në botën tjetër ku ai u ngut të ikte. Përkushtimi i tij, edukata e tij u bënë shembull për të tjerët jo vetëm në fshatin tonë, por edhe më gjerë. Tani atyre shtigjeve Dr. Safeti do marshon me stetoskop, gërshërë e pushkë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare në rrugën e Lirisë dhe porosive të Komandantit Legjendar Adem Jashari.

Dr. Safeti nuk ndiente lodhje ditë as natë, kurdo ishte i gatshëm në ndihmë të të sëmurëve në luftë e në liri. Së fundi, në luftën kundër Kuçedrës së padukshme mori krah dragoi për mundjen e saj. Ai, Doktori fitues i luftës, i paqes, tani ra dëshmor në Luftën me Kuçedrën e padukshme për të mos vdekur kurrë kujtimi i tij.
Prehu i çetë në dheun e bekuar të Mëmëdheut për të cilin dhe shumë!
Lavdi në jetë të jetëve!
Me pikëllim të thellë!
Hazir Mehmeti, Austri

Dr. Safet Idrizi u lind në Beçiq, fshat malor të Drenicës. Prindërit e tij Ramadani dhe Eminja e edukuan në frymën njerëzore e kombëtare. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në Vushtrri. Fakultetin e Mjekësisë dhe specializim e lartë në Universitetin e Prishtinës me nota të shkëlqyeshme. Qysh si student, edhe pse në situatë të rëndë ekonomike, ai notat i kishte dhjeta. Dr. Safeti Ishte veprimtar i pa përulur për të drejtat kombëtare, ishte ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke dhënë ndihmë të madhe në kohën e luftës.
Pas luftës punoi në Vushtrri, ishte drejtor i Qendrës Shëndetësore, Kryetar për Shëndetësi i Komunës. Ishte aktiv në jetën politike të Komunës e më gjerë, mes tyre asamblistë në disa mandate në Komunën e Vushtrrisë. Mori shumë mirënjohje nga institucione për veprimtarinë e tij në shërbim të qytetarëve dhe si ushtar i devotshëm për liri. E gjithë familja e tij ishin të angazhuar në luftën çlirimtare. Virtyti i lartë njerëzor e karakterizonte personalitetin e tij gjatë gjithë jetës.
Së fundi ishte në ballë të luftës me korona virusin duke u dhënë ndihmë shumë prej të sëmurëve. Nga ky virus preket edhe Dr. Safet Idrizi i cili vdiq pas disa javësh i infektuar rëndë. Vushtrria dhe gjithë Kosova humbën në njeri të jashtëzakonshëm. Ai do pushon në varrezat e fshatit të tij, Beçiq, të cilin e donte shumë dhe bëri shumë për te dhe bashkëfshatarët e tij.
Lavdi!


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Hazir Mehmeti
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 895 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi