Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri i dërgon letër ngushëllimi Sebastian Kurzit
Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Aleksandër Moisiu” në Austri përmes një letre drejtuar kancelarit austriak, Sebastian Kurz i shprehin ngushëllime për aktin makabër të ndodhur të hënën, me 2 nëntor në Vjenë, ku humbën jetën 4 persona dhe u plagosën mbi 20 të tjerë, përcjell Albinfo Austria.
Në letër thuhet se “Lidhja… jonë gjithmonë është falënderuese ndaj shtetit të Austrisë dhe qytetarëve të saj në mbështetjen dhe strehimin e bashkatdhetarëve tanë në kohë të rënda të tyre”.
Në fund “Lidhja…” thotë do të janë gjithmonë përkrah shtetit austriak në luftimin e së keqes me penë dhe veprime.
“Armiqtë e lirisë nuk do të kenë vend asnjëherë në shoqërinë tonë! Ju sigurojmë për këtë!”, përfundon letra drejtuar kancelarit Austriak.
Në vijim sjellim letrën e plotë drejtuar kancelarit austriak, Sebastian Kurz e cila është e shkruar në dy gjuhë: shqip dhe gjermanisht.
|