KOMISAR, SA SHUMË PO NA MUNGON?! |
Publikuar më 12 dhjetor, 2020 në orën 02:56 ( ) |
Fadil Shyti | Të ndryshme | |
|
|
Sot një vit, pushoi së rrahuri zemra e shokut dhe vëllait tim të idealit, atdhetarit dhe veprimtarit të madh të çështjes kombëtare, Prof. Mr. Rexhep Ahmeti, i cili për më tepër se 40 vite, ishte në ballë të përpjekjeve çlirimtare në radhët e ilegales shqiptare, që nga vitet 70-ta dhe Komisarit politik të UÇK-së Heroike, në sektorin, Për Moral dhe Politikë, që gjatë LÇ-re, veproi në ZOSH-142.
Prof. Mr. Rexhep Ahmeti -Fjala dhe vepra e tij edhe si profesor shumëvjeçar, dikur në lëndën e marksizmit, ndërsa më vonë i lëndës së sociologjisë, po, edhe Drejtor në shkollën fillore "Trepça", qe dhe kurdoherë do të mbetet shembull frymëzimi ndë brezni, për qëndresë titanike i pathyeshëm nga sfidat jetësore; në përpjekjet tona për dituri, liri, barazi dhe drejtësi.
Në veçanti, fjala dhe vepra e tij shkëlqeu kudo dhe kurdoherë, në debate dhe simpoziume shkencore të botës akademike shqiptare, gjithnjë në mbrojtje të vërtetës dhe vetëm të vërtetës historike kombëtare, politike gjuhësore dhe shkencore.
Veprat e tij shkencore; jo të gjitha të botuara, vetëm tri prej tyre e panë dritën e botimit sa qe gjallë gjurmuesi dhe zbuluesi i qartësisë së mendimit shqiptar, në fushën e shkencës së drejtësisë, gjegjësisht të jurispodencës: "Rendi Juridik i Mirëfilltë", (Sprovë për një teori të RJM-së), Prishtinë, 2013,
"E vërteta dhe gënjeshtra" (Mendime), Prishtinë, 2019 dhe "E drejta e Rendit Juridik dhe Thoti, Prishtiné, 2019; këto tri vepra; dje, sot dhe padyshim edhe në të ardhmen;-qoftë kjo e ndritur për Shqipërinë Etnike, ashtu, siç e deshi Rexhepi me shokët dhe shoqet e punës dhe të LÇ-re; do të jenë busulla të fuqishme dritëdhënëse, për breznitë që do vinë radhë-radhë, që, me përkushtim do të lëvrojnë më tej shkencat shoqërore shqiptare,-në veçanti në shkencën e së drejtës, gjegjësisht të lëndës së sociologjisë,-aty ku mendjendrituri ynë, Rexhepi, ka dhënë një kontribut të madh; për të bërë atdheun tonë, shtet me sovranitet me drejtësi të vërtetë shqiptare dhe njerëzore, Dardaninë dhe viset tjera shqiptare të Ribashkuara me Nënën Shqipëri, dhe të përparuara si vendet tjera.
-Gjithnjë me këmbëngulje,-siç e ceka edhe më lart: ishte në shërbim të së vërtetës sonë historike, etnike, gjuhësore, kulturore, e të tjera...
Lavdi jetës dhe veprës atdhetare të Rexhep Ahmetit!
8 Dhjetor, 2020
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Nuk është vlerësuar deri më tani! |
Lexuar:
593 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Duam Përgjegjësi |
E mart, 23 mars 2021 - 21:08 Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le... |
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ... |
E diel, 21 mars 2021 - 15:45 40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit
Poliklinika 3L, hist... |
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q... |
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04 JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA... |
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE... |
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01 Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda!
Profesorin e nderuar, pata fatin që t... |
më shumë nga - Të ndryshme » |
|
|
|
|
|