Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Bunkeri i “Kosovës së Lirë” nën mëshirën e kohës!
Publikuar më 07 janar, 2021 në orën 19:17 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Në shenjë të 22 vjetorit të themelimit të Radios “Kosova e Lirë”

Nga pika ku u desh t’i lëmë veturat e deri në bunkerin që ndodhej në Majën e Pallanikut, ecëm së bashku rreth 40 minuta. E gjithë rruga në Malet e Berishës, përveç se lloç, ishte përpjetë e terren goxha i vështirë. Të gjithë këtë rrugë, Nusret Pllana dhe ekipi i Radios “Kosova e Lirë” në vitin 1999, e bënë çdo ditë për 3 muaj, duke bartur gjenerator e pajisje të radios, të cilat peshonin disa dhjetëra kilogram. Para kësaj, ky ekip, çdo ditë raportonte në lëvizje.
Ajo çfarë ishte më e rëndë se vet rruga, ishte pamja e bunkerit të radios. Të hyje në të, tashmë ishte e pamundur, ani pse brenda tij më parë ishte një radio e tërë, ku lehtë hynin deri në pesë persona.
Vendi tashmë ishte shndërruar në një strofull të kafshëve.
-Brenda mund të ketë ndonjë ari...ose ujk...ose ndoshta ndonjë dhelpër që është strehuar nga i ftohti i dimrit – bisedonim mes vete. – Është me gjethe brenda, se bunkeri është i madh, deri në katër metra – fliste me nostalgji Nusreti, teksa përpiqej me një dru ta hapte sadopak hyrjen, që të paktën, të dukej më mirë përmes kamerës. Ani pse nuk ishte përgjegjësi e tij të kujdesej për të, i vinte turp ta shihte shikuesi të lënë në atë gjendje. Ai edhe buzëqeshi pak në njëorëshin e qëndrimit pranë bunkerit, se ndoshta nuk i besohej që një vend me peshë kaq të madhe në historinë tonë, është lënë nën përkujdesjen e kafshëve të egra të malit.
Për çdo metër vend aty, Nusreti kishte nga një tregim.
Por, këto tregime nuk do t’i dëgjojnë ndonjëherë vizitorët.
Aty s’ka ndonjë ciceron t’ua shpjegojë atyre këto gjëra, kjo pasi atje nuk shkon më askush.
Të shkohet atje, është thuajse e pamundur. Bunkeri që dikur fliste për tërë Shqipërinë, sot është harruar nga Kosova.

Fidan Zejnullahu, gazetar/ T7
















Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 628 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi