Homazh për pedagogun e intelektualin e pathyeshëm, Zejnullah GRUDA |
Publikuar më 07 mars, 2021 në orën 23:37 ( ) |
Të ndryshme | |
|
|
Sonte e ndëgjova lajmin e trishtë se paskësh vdekur Zejnullah Gruda, njëri prej intelektualve më brilant, më fisnik e më kurajoz të Kosovës.
Veç kësaj, Ai ishte Njeri i përzemërt, kishte humor e mirësi të pakufijshme. Por ishte edhe kryengritës i pandreqshëm, intelektual në kuptimin e plotë e sartërian të kësaj fjale. Pedagogu dhe eksperti më i mirë i të drejtës ndërkombëtare në Kosovë.
Më kujtohet si sot kur në vitet tetëdhjetë njëri prej funksionarë dhe diplomatëve më të njohur të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Fransis Amar, (te i cili, krahas të tjerëve, dërgonim rregullisht dosjet për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve), pas një vizite në Jugosllavi, me ç'rast e kishte takuar edhe Profesor Grudën, që asokohe ishte njeriu kryesor i Kryqit të Kuq në Jugosllavi, më takoi dhe më pyeti se çka mendoja për të.
I thashë se nuk e njoh personalisht, por e di se ai është njëri prej intelektualve më të njohur të Kosovës...
Përkundër kohëve të vështira, ai më tha, në konfidencë të plotë: Kur shkova në Beograd i mora më vete edhe dosjet që i keni sjellur te ne për dhunën dhe represionin në Kosovë dhe ia kam dhënë Zotit Gruda për të pasur mendimin e tij. Kur u takuam të nesërmen, ai, më tha drejtpërdrejtë: çdo gjë në ato që i lexova, është e saktë dhe ju lutem që për këto çështje të bisedoni me çdo funksionar të Federatës jugosllave që takoni..., kjo është e vetmja gjë që ju mund të bëni tash për tash për ne...
Në ato vite të vështira ka pasur shumë pak funksionarë shqiptarë që kishin guximin ta denoncojnë, në çfarëdo forme qoftë, dhunën e terrorin në Kosovë...
Më vonë, gjatë viteve nëntëdhjetë, kam pasur kënaqësinë dhe nderin ta takoj shumë herë Profesor Grudën, në Gjenevë, kur vinte në emër të KMLDNJ-së për të marrë pjesë në Komisionin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut.
Sa herë vinte na e sillte më vete krejt mirësinë e Kosovës. Ishte kënaqësi e veçantë ta dëgjoje kah fliste dhe sidomos atë mënyrën e veçantë të renditjes pedagogjike të argumenteve. Ani se kishte gjithë bagazh dijeje, Profesor Gruda ishte modest dhe nga sytë e tij buronte gjithmonë një mirësi e njerëzillëk i pakufijshëm.
Edhe pas çlirimit të Kosovës, Profesor Gruda mbeti një kryengritës i përjetshëm: ishte ndër kundërshtuesit më të vendosur të demarkimit skandaloz të kufirit me Malin e Zi, ku Kosova humbi 8200 hektarë tokë, sikundër që ishte edhe kundër ndarjes së Kosovës, që të dyja akte të rënda antishqiptare, të cilët i imponoi tandemi i rrezikshëm Thaçi-Mustafa...
Falemnderit Profesor për çdo gjë që e ke bërë Kosovën.
Jam krejt i sigurt se pa Njerëz si Ju kurrë Kosova nuk do ta shihte Dritën e Lirisë.
Ngushëllime Familjes Gruda dhe të gjithë atyre që Profesorin e Nderuar e vlerësonin në masën që Ai me të drejtë e meritonte.
Lamtumirë Profesor Gruda!
Do të të kujtojmë përgjithmonë e familjarisht si njërin prej Burrave më të Mëdhenj e më të Paepur të Kosovës!
Falemnderit për gjithçka!
Xhafer Shatri
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Nuk është vlerësuar deri më tani! |
Lexuar:
1,169 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Duam Përgjegjësi |
E mart, 23 mars 2021 - 21:08 Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le... |
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ... |
E diel, 21 mars 2021 - 15:45 40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit
Poliklinika 3L, hist... |
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q... |
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04 JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA... |
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE... |
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01 Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda!
Profesorin e nderuar, pata fatin që t... |
më shumë nga - Të ndryshme » |
|
|
|
|
|