Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Greqia, vendi ku “Skllevërit” paguhen sipas ngjyrës së lëkurës…
Publikuar më 29 mars, 2009 në orën 20:09 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Ndoshta pak e rëndë…

Titulli i shkrimit nuk ka të bëjë me nje truk gazetaresk, por në fakt është një realitet, një dhimbje. Askush nuk mund të thotë se sa shekuj i duhen Greqisë për të patur një udhëheqës, një Obamë, njeri me ngjyrë, në një kohë kur skllevërit në këtë vend paguhen sipas ngjyrës së lëkurës dhe jo punës. Një problem racist që nuk i shkon më për shtat Greqisë, djepit ku lindi demokracia, vendit qe më mire se këdo di se çdo të thotë emigrim. Fatkeqësisht politika vendase mjafton të kujtohet për këta të fundit, vetëm kur plas ndonjë skandal. Kjo tragjedi ndodh në një kohë kur BE është ngritur në këmbë për të luftuar, padrejtësitë dhe shfrytëzimin në “punë të zeza” të emigrantëve…
Edhe njëherë del në dritë kampi i punës i skllevërve në serrat dhe në fushat e rritjes së luleshtydhes (fraulës) në Nea Manolada. Një kamp pune që për nga skandali bëri zhurmë marsin e vitit të kaluar, jo vetëm për pagën e ulët, por mbi të gjitha trajtimi në punë, si dhe për kushtet e jeteses. Pas një viti puna dhe kushtet e jeteses mbeten të njëjta, të mjerueshme sin ë mesjetë. Edhe pse qeveria aktuale kishte marrë zotim “se do ta…” rregullonte gjendjen e mjerueshme, se do të luftonte padrejtësitë dhe shfrytëzimet antinjerëzore, sot përsëri asgjë nuk ka ndryshuar. Në shkallë vendi puna e zezë zë rreth 30-35 për qind, ndërsa në zonat e veriut të vendit deri në 80 për qind.
Shfrytëzimi në kampin e punës sundon i pa shqetësuar nga qeveria, thua se skllavët e shekullit nuk janë njerëz në zonat rurale të punës në mbledhjen e luleshtrydhes ( fraules). Por edhe si në vitin e kaluar ku mjerimi i skllevërve që tronditi mbarë opinionin grek, duket se nuk ka për të ndryshuar. Skllever të varfër të mënjanuar nga shoqëria vendase, të përbuzur nga shteti, të shtypur nga racizmi që punojnë në kushte të papranueshme të punës, qëndrimi i egër i punëdhënësit, përbëjnë sot një realitet për këta njerëz të “humbur” në dritën e demokracisë në Greqi.
Brenda në kamp,baranga të ngritura me dërrasa e llamarina dhe thasë prej plasmasi, duke shfrytëzuar materiale dhe kushtet natyrore, të japin një pamje të mjerueshme dhe aspak të pranueshme për ditët tona. Një grope e hapur në tokë për nevojat personale, rrethuar me thasë plastike, kundrejt kushteteve higjenike flasin vetë përball politikës vendase.
Qendrime raciste të shfrytëzimit sa vine dhe po shtohen me ritme gjeometrike. Nën petkun politik “për një zhvillim të mëtejshëm në prodhime bujqësore dhe blegtorale”, akoma edhe një rast tjetër del në dritë në shtypin vendas, që kohët e fundit të lë përshtypjen po qendron në padrejtësitë që u bëhen emigrantëve.
Të gjithë emigrantët që punojnë në kampin e punës rrethuar me tela me gjemba, janë emigrant klandestine, që dikush ka marrë dhe familjen e tij. Ky shfrytëzim mesjetar i ka ”rrënjët” që nga viti 1990-të, ku qeveria e Micotaqit, Papandreut, Simitis dhe Karamanliut, i qendruan përkrahë biznesi fitimprurës. Heshtja dhe burokracia hap portën korrupsionit dhe ky i fundit kriminalitetit.
Hyrja në kampin e punës është e pamundur pasi ruhet me bodigardë. Edhe një kanal televiziv grek qe tentoi te filmonte kampin u trajtuan në mënyrë shtazarake dhe u shtruan në spital. Institucioni i Drejtësisë së Greqisë hesht përball kësaj tragjedie. Një tragjedi e thurur ne legjende…
Në një Filiatra, pagesa bëhet jo më sipas punës, por bëhet sipas ngjyrës së lëkurës së skllavit. Asgjë nuk është e panjohur edhe pse ndonjë parti e majtë ka shtruar këtë problem në parlamentin vendas, problemi vazhdon akoma . Edhe ndonjë premtimet që janë bërë nga politikanët janë “harruar”, duke treguar se politika vendase është e pa zonja përball padrejtësisë që u bëhet emigrantëve.
Kjo politikë në përgjithësi mbi të gjitha tregon se ky “komunitet” i kësaj shtresë po i trajtohen si njerëz vetëm për krahun e punës, pa asnjë zë për kushtet se si punojnë dhe jetojnë. Koha po tregon se punëdhënësit nuk kanë frikë më nga padrejtësitë që u bëjnë emigrantëve, përball indiferentizmit të shtetit, që duket se është bashkëpunëtor që shfaq kufizime dhe mangësi në këtë situate. Shteti mbi të gjitha po trajton këtë shtresë vetëm për nevojat e biznesit, i cili është edhe furnitori më i madh me luleshtrydhe në europë, duke mënjanuar mekanizmin përkatës ( policinë) që në këto momente i ka kthyer shpinën kontrollit dhe akuzave të emigrantëve. Mos pajisja me dokumente nga qeveria u jep krahe punëdhënësve të shfrytëzojnë emigrantët, ku temperatura brenda ne serra shkon deri ne 45 gradë. Vendi ku jetojnë emigrantet nuk do ti shkonte për shtat as stallave te kuajve, te stivosur
njeri pas tjetrit kundrejt pagesë se qirase.
Në kushtet e përditëshme një cop llastik është i përshtatshëm, ndërsa për rrjet elektrik nuk bëhet fjalë. Sa për t’u larë mjafton llastiku i ujit te ftohte, si dhe gatimi bëhet si në mesjete. Një pjesë shfrytëzojnë shtëpi ( baraka te vjetra ), disa të tjerë jashtë kampit banesa të vjetra te braktisura, kundrejt qirasë për secilin. Banesa të shkatërruara dhe të rrënuara, që u japin gjallëri jo vetëm emigrantët, por edhe mijtë e hardhucat. Janë banesat e braktisura, stallat e dikurshme që përbëjnë luksin për emigrantët. Është një dhimbje që kuptohet dhe ndjehet nga vetë ata që e vuajnë, sa për të tjeret…

Shpetim Zinxhirija.
Athinë
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 9 vizitorë
Lexuar: 1,829 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi